Parlamenti turk ka miratuar një rezolutë më të cilën autorizohet dërgimi i një force ushtarake për të monitoruar marrëveshjen e paqes ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, të ndërmjetësuar nga Rusia.
Kjo rezolutë u miratua me mbështetje të gjerë, pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan e dërgoi për miratim kërkesën për dërgimin e trupave në një qendër monitoruese në Azerbajxhan.
Turqia, e cila e ka mbështetur Azerbajxhanin në konfliktin gjashtë javor më forcat armene në rajonin e Nagorno Karabakhit, nënshkroi një memorandum më Rusinë javën e shkuar që të krijojnë një qendër të përbashkët monitorimi në Azerbajxhan.
Rezoluta kërkon mandat një vjeçar për vendosjen e ushtarëve turq dhe mbështetjen civile, në qendrën e përbashkët të monitorimit “ në një vend që do ta caktojë Azerbajxhani” dhe në pajtim me marrëveshjen strategjike ndërmjet të dyja vendeve./REL
-
Turqia mbikëqyr paqen në Nagorno-Karabah
-
Putini i gatshëm të ndihmojë në arritjen e paqes ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë
-
Katër ushtarë armenë të vrarë në një sulm kufitar në Azerbajxhan
-
Azerbajxhani afër marrëveshjes së paqes me Armeninë
-
Armenia dhe Azerbajxhani drejt nënshkrimit të traktatit të paqes