Policia në Turqi ka arrestuar një komandant të ISIS-it. Ministria turke e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se komandanti Mahmut Ozden kishte plane të rëndësishme dhe kishte pranuar urdhër për të kryer një sulm terrorist.
Ai është arrestuar në Adana, ndërsa Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se aksioni për kapjen e figurave kyç të ISIS-it do të vazhdojë, transmeton KOHA.
Grupi terrorist në vitin 2019 kishte konfirmuar prezencën në Turqi dhe realizoi një numër sulmesh në këtë shtet.
Sipas Qeverisë, komandanti Ozden po planifikonte sulme me një grup prej 12 terroristëve. Ky grup planifikonte edhe kidnapimin e disa politikanëve.
Në muajin korrik u arrestuan 27 persona që dyshohet se po planifikonin një sulm në Stamboll.