Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka rritur mbështetjen brenda Partisë Republikane pasi u njoftua se do të përballej me akuza penale për “paratë e heshtura” të paguara për aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels përpara zgjedhjeve të 2016-s.
Sondazhi tregon se 48 për qind e republikanëve duan që Trumpu të jetë kandidati presidencial i partisë së tyre, katër pikë përqindje më shumë se dy javë më parë.
Një sondazh i Reuters dhe Ispos tregon se 19 për qind e të anketuarve mbështesin guvernatorin e Floridës, Ron de Santis, që është një rënie prej 30 për qind krahasuar me muajin e kaluar.
Kandidatët e tjerë të mundshëm republikanë kanë një numër mbështetjeje njëshifrore.
Ky është një sondazh i brendshëm i kryer menjëherë pas publikimit të lajmit se Trumpi do të përballet me akuza penale.
Donald Trump vlerësoi se është një persekutim politik nga Partia Demokratike, e cila, siç tha ai, po përpiqet ta pengojë atë të kandidojë dhe të fitojë zgjedhjet për presidencën e SHBA-së.
-
Trumpi u bën thirrje republikanëve të votojnë për publikimin e dosjeve Epstein
-
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
-
Administrata Trump shton përpjekjet për t'ua hequr shtetësinë amerikanëve të natyralizuar
-
Senati miraton 70 miliardë dollarë shtesë për zbatimin e politikave të emigracionit të Trumpit
-
Departamenti amerikan i Drejtësisë nis hetim ndaj akuzueses së Trumpit për sulm seksual