Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është arrestuar të martën, raportoi BBC-ja.
Pasi ka arritur në gjykatë në New York, Trumpi është zyrtarisht nën arrest dhe në paraburgim policor përpara akuzës së tij të ardhshme.
Ai është presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale.
Trumpi po përballet me akuza penale për “paratë e heshtura” të paguara për aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels përpara zgjedhjeve të 2016-s.
"Duket shumë joreale - uau, ata do të më arrestojnë mua! S'po mund të besoj se kjo po ndodh në Amerikë", ka shkruar Trump në rrjetin e tij social "Truth Social".
Artikuj të ngjashëm