Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë të hënën se kriza e lidhur me koronavirusin mund të zgjasë deri në fund të verës, apo edhe më gjatë.
Ai ka thënë se gjatë pesëmbëdhjetë ditëve në vijim, amerikanët nuk duhet të mblidhen nëpër grupe prej më shumë se dhjetë personave dhe duhet t’i shmangin restoranet.
Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, i pari i SHBA-së ka thënë se shteti po përballet me një “armik të padukshëm” që është “tejet infektues”.
SHBA-ja deri më tani ka pasur 4.100 të infektuar dhe 71 të vdekur, raporton BBC, transmeton Koha.
I pyetur se sa do të gjasë kjo gjendje, Trumpi u ka thënë gazetarëve të hënën: “Po flitet për korrikun dhe gushtin, pra mund të jetë kjo periudha kur kalon”, ka thënë ai.
-
“S’KA VIRUS”, Trumpi rrejshëm zbeh efektin e virusit
-
Trump paralajmëron se pandemia mund të përkeqësohet, tash kërkon të mbahen maskat
-
Trumpi thotë se koronavirusi ka kaluar pikun në SHBA
-
Mbi 35 mijë të infektuar, por SHBA-ja ende nuk është futur në javën kritike
-
Trump në rolin e “Nostradamusit”, parashikon fundin e koronavirusit