Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se vendi i tij “ka kaluar pikun” e rasteve të reja me koronavirus dhe ka parashikuar se disa prej shteteve do të rihapen këtë muaj.
Në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi ka thënë se udhëzimet për rihapje do të prezantohen të enjten pasi të flas me guvernatorët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do të jemi fëmijët e rikthimit, të gjithë ne. Duam ta kthejmë shtetin tonë ku ishte”, ka thënë ai.
SHBA-ja deri tash ka rreth 640 mijë raste të konfirmuara me virus dhe më shumë se 30 mijë e 900 të vdekur.
“Të dhënat sugjerojnë se në gjithë vendin, kemi kaluar pikun e rasteve të reja”, ka thënë tutje Trumpi.
Trumpi po ashtu ka akuzuar shtetet tjera se po gënjejnë për shkallën e vdekjes.
Administrata Trump më parë kishte parashikuar 1 majin si datë të mundshme për rihapje të vendit, por presidenti ka thënë se disa shtete mund t’i rikthehen normalitetit më herët.