Presidenti amerikan Donald Trump, tha se të martën do ta bëjë publike një tast-forcë që do të punojë për rihapjen e ekonomisë amerikane.
Dje në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi tha se do të njoftojë brenda ditësh për rihapjen e vendit ndërsa shtoi se kufizimet e udhëtimeve me Evropën do të hiqen kur të ju vijë koha.
Autoritetet amerikane paralajmëruan se mund të nisin këto lehtësime të masave të izolimit, në kohën kur numri i të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19 është rritur, transmeton Koha.
Mbi 17 milionë njerëz kanë humbur vendet e punës në SHBA gjatë tri javëve të kaluara për shkak të mbylljes së bizneseve, kufizimeve në udhëtim dhe masave të tjera që janë ndërmarrë për luftimin e koronavirusit.
Shumë ekspertë mjekësorë në qeverinë amerikane, përfshirë doktorin Anthony Fauci dhe dr. Deborah Birx, kanë paralajmëruar se lehtësimi i parakohshëm i distancimit social shumë shpejt mund të shkaktojë një valë të re të sëmundjes që do të kërkonte përsëri mbylljen e ekonomisë, por me rezultate shkatërrimtare.
-
Trump planifikon të shpërbëjë task-forcën për koronavirusin: Vendit i duhet diçka tjetër
-
Trumpi thotë se koronavirusi ka kaluar pikun në SHBA
-
Trumpi pezullon të gjitha fluturimet nga Evropa në SHBA
-
Tkurrja e ekonomisë - Trumpi u kërkon kohë pronarëve të kompanive të mëdha
-
“Trump 2” mbush 100 ditë, fokusi te marrëveshjet tregtare në 100 ditët e ardhshme