Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se janë ndërprerë bisedimet tregtare me Kanadanë, duke i zhytur marrëdhëniet mes tyre në një krizë të re.
Trumpi ka thënë se ai anuloi bisedimet si përgjigje ndaj asaj që e quajti reklamë mashtruese, në të cilën ish-presidenti Ronald Reagan fliste negativisht për tarifat, e lëshuar nga Kanada.
Në fjalimin e vitit 1987, Reagan kishte thënë se tarifat ndaj mallrave të huaja çojnë në humbje të vendeve të punës dhe në luftëra tregtare, raportoi CNN.
Më pas, Trumpi reagoi për reklamën duke thënë se ajo është mashtrim dhe se synonte të “ndikonte në vendimin e Gjykatës Supreme të SHBA-së dhe gjykata të tjera”, teksa i mbrojti tarifat duke i quajtur kritike për ekonominë amerikane dhe sigurinë kombëtare.
“Bazuar në sjelljen e tyre skandaloze, të gjitha negociatat tregtare me Kanadanë ndërpriten”, ka shkruar Trump.
-
Kryeministri kanadez i kërkon falje Trumpit për reklamën që i prishi bisedimet tregtare
-
Ontario do ta ndalë transmetimin e reklamës që acaroi Trumpin
-
Trump: Do të ndërprejmë menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë
-
FT: Trumpi po përgatit tarifa të reja për dhjetëra vende
-
Trumpi vendos tarifë 50% mbi importet nga Kanadaja