Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka sulmuar gjigantin amerikan të teknologjisë, “Apple”, duke thënë se kjo kompani po refuzon t’i zhbllokojë telefonat e vrasësve, shitësve të drogës dhe kriminelëve të dhunshëm.
Paraprakisht, prokurori i përgjithshëm amerikan, William Barr, e akuzoi këtë kompani për mungesë të bashkëpunimit në lidhje me një rast të sulmit me armë, i cili është duke u trajtuar si vepër terroriste.
Kjo është përplasja e fundit në kohën e mosmarrëveshjeve ndërmjet Shtëpisë së Bardhë dhe gjigantit teknologjik, në lidhje me qasjen në të dhënat e përdoruesve, transmeton KTV.
Presidenti Trump e akuzoi kompaninë “Apple” për refuzim të bashkëpunimit me hetuesit, pavarësisht se qeveria e tij e ka ndihmuar këtë kompani në çështjet e tregtisë dhe në fushat e tjera.
E komentet e presidentit u bënë vetëm disa ditë pasi prokurori Barr tha se “Apple” dështoi të ofrojë ndihmë thelbësore për zhbllokimin e dy telefonave në lidhje me sulmin në bazën ajrore në Florida.
-
Trump kërkon nga “Apple”, lejimin e qasjes së hetuesve në telefonët e vrasësit saudit
-
Google dhe Apple goditen nga BE-ja për shkelje rregullash
-
SHBA-ja padit Apple për monopolizim të tregut të telefonave të mençur
-
Trumpi pret të arrestohet
-
Trumpi sulmon FBI-në për mosmbështetjen ndaj tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve