Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi sot kompanisë “Apple” që të ndihmojë policinë për të hyrë në të dhënat e koduara të telefonave të saj, nëse është e nevojshme.
“Apple duhet të na ndihmojë. Unë e kërkoj me ngulm. Ata kanë çelësat për të kapur kaq shumë kriminelë”, ka thënë Trump në një intervistë për CNBC-në në Davos.
Mosmarrëveshja e Trump me “Apple”, daton nga dhjetori i vjetëm, kur tre marinsa u vranë nga një aviator saudit në trajnim, i motivuar nga ideologjia xhihadiste.
Qeveria amerikane prej atëherë ka kërkuar qasje në dy iPhone-t e qitësit saudit, të cilin hetuesit nuk po arrijnë t’i zhbllokojnë. /Atsh/
Artikuj të ngjashëm
-
Trumpi thotë se Apple nuk po i ndihmon t’i gjurmojnë kriminelët
-
Trumpi mbledh sonte ekipin e sigurisë kombëtare lidhur me Iranin
-
Trumpi do të shqyrtojë faljen e krimeve të ushtarëve amerikanë në Irak
-
Trump: Liderët e rinj iranianë duan të flasin
-
Trumpi po shqyrton sulme ndaj Iranit për të frymëzuar protesta të reja, thonë burimet