Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi sulmon në baza racore rivalen partiake

Donald Trump

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka nisur sulmet ndaj rivalëve partiakë. Cak i sulmeve të tij ishte Nikki Haley.

Në një tubim në New Hampshire, Trumpi ka thënë se Haley nuk është e mençur dhe e ashpër sa duhet. Ai ka shtuar se bashkëpartiakja e tij nuk e ka kualitetin për të qenë kandidate për presidente.

Trumpi gjithashtu ka thënë se në rast se zgjidhet president, ajo nuk do të bëhet zëvendëpresidente. Gjatë së premtes, Trumpi ka përdorur edhe rrjetet sociale për t’u tallur me Haleyn. Ai i është referuar asaj me emrin “Nimbra” për shkak të prejardhjes së saj nga India, raportoi AP. 

Haley, ish-guvernatore e Karolinës Veriore, ka lindur në SHBA me emrin Nimrata.

Trumpi ka histori të gjatë të përdorimit të racës dhe etnisë në sulmet ndaj rivalëve të tij. Haley gjithmonë ka përdorur emrin e saj të mesëm “Nikki”, ndërkaq mbiemrin “Haley” e mori pas martesës në vitin 1996.

Trumpi këto sulme i ka nisur në kohën e zgjedhjeve partiake që mbahen në New Hampshire. Në këto zgjedhje Haley do të tentojë të shfaqë veten si rivalja kryesore e Trumpit në garën e republikanëve.