Tre javë pas fillimit të sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit, konflikti ka arritur një gjendje të paqartë me mesazhe të përziera dhe pasiguri, ndërsa deklaratat publike të Donald Trumpit shpesh duket se kundërshtojnë realitetet në terren.
Presidenti Trump ka thënë se lufta është “e përfunduar, pothuajse komplet”, por forcat e reja tokësore amerikane, përfshirë një njësi ekspeditore të Marinës – po dërgohen në rajon. Ndërkohë, bombardimet dhe sulmet me raketa të SHBA-së dhe Izraelit ndaj objektivave iraniane vazhdojnë pa ndërprerje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrumpi ka përshkruar hapjen e Gjirit të Hormuzit, pikë kyçe gjeografike për eksportin e 20% të naftës botërore, si një “manovër ushtarake e thjeshtë”, por aktualisht vetëm anijet e aprovuara nga Irani po kalojnë nëpër ujërat e tij. Ai gjithashtu ka thënë se ushtria iraniane është “zhdukur”, megjithatë dronët dhe raketat vazhdojnë të godasin objektiva në rajon, duke përfshirë edhe bazën e përbashkët SHBA-Mbretëri e Bashkuar në Diego Garcia.
Në një postim të shtunën në mbrëmje në Truth Social, Trumpi kërcënoi me një përshkallëzim, duke paralajmëruar se nëse Irani nuk “hapet plotësisht, pa kërcënim” në Hormuz brenda 48 orëve, ushtria amerikane do të fillojë të synojë centralet energjetike iraniane, “duke filluar me më të mëdhenjtë”.
Dita përpara, ai kishte përdorur të njëjtën platformë për të dhënë një listë të numëruar të objektivave ushtarake amerikane për luftën ndaj Iranit, të cilat tha se SHBA po “i afrohet shumë realizimit”. Këto objektiva përfshinin dobësimin ose shkatërrimin e ushtrisë iraniane, infrastrukturës së saj të mbrojtjes dhe programit bërthamor, si dhe mbrojtjen e aleatëve amerikanë në rajon.
Nga ana tjetër, siguria e Gjirit të Hormuzit nuk ishte përfshirë në listë, pasi Trump tha se kjo duhet të jetë përgjegjësi e shteteve të tjera që varen më shumë nga eksportet e naftës nga Gjiri.