Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi s’e kishte informuar mikun e tij britanik Johnsonin për sulmin ndaj Soleimanit

Kryeministri britanik, Boris Johnson, nuk u paralajmërua për sulmin ajror amerikan në Irak, ku mbeti i vrarë komandanti kryesor iranian.

Mbretëria e Bashkuar ka 400 trupa me qendër në Lindjen e Mesme dhe angazhohet së bashku me forcat amerikane në rajon, raporton KTV.

Por, presidenti Donald Trump nuk i tregoi kryeministrit britanik për sulmin që e urdhëroi kundër gjeneral Qasem Soleimanit.

Lideri i Laburistëve, Jeremy Corbyn, i ka kërkuar Johnsonit të konfirmojë atë që iu tha Mbretërisë së Bashkuar, para sulmit ajror. Në një letër drejtuar kryeministrit, ai pyeti nëse qeveria kishte shprehur kundërshtimin e saj për sulmin.

Corbyn, gjithashtu, kërkoi një takim urgjent për t’i diskutuar pasojat e sulmit ajror dhe pyeti se çfarë po bënte qeveria për ta garantuar sigurinë e shtetasve britanikë.