Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pretenduar se lufta kundër Iranit mund të përfundojë së shpejti.
“Mendoj se lufta është gati e përfunduar, pothuajse plotësisht”, ka thënë Trump për “CBS News”.
Ai ka thënë se SHBA-ja është “shumë përpara afatit” dhe tha se Irani “nuk ka marinë, komunikim, e as forca ajrore”.
Ai pretendon se raketat e tyre janë “ulur në një shkallë të caktuar”.
Kur u pyetur nëse mendon se lufta përfundon së shpejti, Trump tha: “Vetëm përfundimi është në mendjen time”.
Shtëpia e Bardhë ka lënë të kuptohet më parë se lufta, e cila është në ditën e saj të dhjetë, mund të zgjasë për më shumë se një muaj”.
Rritet sërish çmimi i naftës, G7-a thërret takim urgjent
Çmimi referencë i naftës ka kaluar 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga...
Artikuj të ngjashëm
-
Trump: Nuk mendoj se do të rifillojë lufta me Iranin
-
Trumpi thotë se lufta me Iranin është pranë përfundimit
-
Trumpi mendon se lufta me Iranin do të përfundojë pas zgjedhjeve të mesmandatit
-
Trumpi për armëpushimin me Iranin: Ka marrë fund
-
Trumpi thotë se s’është i kënaqur me negociatat me Iranin, paralajmëron sulme