Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi përsëri sulmon mediat

Presidenti amerikan Donald Trump, sulmoi përsëri sot mënyrën se si media raporton rreth operacioneve të Shtëpisë së Bardhë, që shumë analistë i shohin si kaotike dhe me largime të shumë prej figurave kyçe të saj.

Në një seri komentesh në Twitter, presidenti e përshkroi Shtëpinë e Bardhë si një makinë “që funksionon në harmoni” dhe me pjesë që ndryshohen herë pas here.

Ai shkruan se ishin të gabuara raportimet se vajza e tij, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, të dy këshilltarë të Shtëpisë së Bardhë, kishin orkestruar largimin e këshilltarit juridik të Shtëpisë së Bardhë, Don McGahn për shkak se nuk e mbështeste sa duhet Trumpin.

Trumpi tutje shkruan se dy anëtarët e familjes “nuk kishin të bënin fare me të ashtuquajturën heqje të zotit McGahn”.

“Media e Lajmeve të Rreme e ka shumë gabim dhe qëllimisht!" shkruan ai në Twitter, transmeton Zëri i Amerikës.

Trumpi thotë se i pëlqente McGahn, por se nuk ishte ai që e bindi të mos e shkarkojë Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions apo prokurorin e posaçëm Robert Mueller, i cili drejton hetimin 15-mujor rreth lidhjeve të mundshme të fushatës Trump me Rusinë në vitin 2016.

Edhe Trumpi e quan “turp” pyetjen e gazetares për “pedofili” pas sulmit në darkën e Shtëpisë së Bardhë Botë 2 muaj më parë Trumpi e quan “turp” pyetjen e gazetares për “pedofili” pas sulmit në darkën e Shtëpisë së Bardhë

Me largimin e tij në javët e ardhshme, McGahn i bashkohet një liste prej dhjetëra zyrtarësh kyç që kanë lënë Shtëpinë e Bardhë në 19 muajt e fundit nëpërmjet shkarkimeve, dorëheqjeve të detyruara dhe largimeve vullnetare.

Presidenti Trump ndërmori gjithashtu sulme të reja kundër dy prej objektivave të tij të preferuara, rrjetet televizive CNN dhe NBC, lidhur me raportimin e tyre për Shtëpinë e Bardhë.

Ai thotë “Nuk di si ta përshkruaj se sa të pandershme janë shumica e mediave. E vërteta nuk ka rëndësi për ta; ata kanë vetëm urrejtjen dhe agjendën e tyre”.