Një postim jo i zakonshëm është publikuar së fundmi në rrjetin social “Truth Social” nga presidenti amerikan, Donald Trump, ku është paraqitur si ushtrues detyre i presidentit të Venezuelës.
Në këtë profil biografie të publikuar nga ai, shfaqet një portret zyrtar i Trumpit, i shënuar si “Official portrait, 2025”.
Sipas informacionit të paraqitur në këtë biografi, Trumpi vendoset në rolin e u.d të presidentit të Venezuelës, pretendim që nuk shoqërohet me shpjegime.
Në të njëjtin informacion thuhet gjithashtu se Trumpi është “Presidenti i 45-të dhe i 47-të i Shteteve të Bashkuara”, me datë marrjeje të detyrës më 20 janar 2025, ndërsa si zëvendëspresident përmendet JD Vance.
Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar apo njoftim institucional që mbështet pretendimin e përfshirë në postim lidhur me Venezuelën.

-
Trumpi thotë se mbikëqyrja amerikane e Venezuelës mund të zgjasë me vite
-
Trump: Venezuela do t’i dorëzojë SHBA-së naftë në vlerë rreth 2,8 miliardë dollarësh
-
Pse Trumpi e shënjestroi Venezuelën?
-
Maduro u arrestua, por aleatët e tij kryesorë mbeten në pushtet në Venezuelë
-
Maduro dërgohet në SHBA, Trumpi thotë se SHBA-ja do e drejtojë Venezuelën