Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi nënshkruan urdhrin ekzekutiv për uljen e çmimit të barnave në SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar të premten katër urdhra ekzekutivë për të ulur çmimet e barnave në vend.

"Katër urdhrat që po i nënshkruaj sot do të rikonstruktojnë tërësisht tregun farmaceutik”, tha Trump, që kishte kritikuar në vazhdimësi çmimet tejet të larta të barnave, shkruan REL të shtunën.

Ky vendim mundëson edhe importin e barnave më të lira nga vendet tjera.

Analistët e kanë kritikuar këtë vendim duke theksuar se nuk do të ketë shumë efekt.

Që kur Trump kishte marrë mandatin ai kishte kritikuar çmimet e larta në tregun farmaceutik dhe kishte paralajmëruar hapa radikalë për të ulur çmimet.

Edhe Trumpi përgjigjet me rritje të tarifave botërore Botë Trumpi përgjigjet me rritje të tarifave botërore

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbahen në nëntor të këtij viti. Kritikët kanë theksuar se këto vendime vështirë se mund të hyjnë në fuqi deri në atë kohë.

Shtetet e Bashkuara janë duke u përballur me një numër të madh të të infektuarve nga koronavirusi. Deri më tash janë raportuar mbi 4 milionë raste dhe mbi 145 mijë viktima.