Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një protokoll për pranimin e Malit të Zi në NATO, gjë që ka kompletuar procedurën e ratifikimit në SHBA.
Shtëpia e Bardhë ende nuk ka lëshuar deklaratë zyrtare për nënshkrimin e protokollit, raporton Zëri i Amerikës në gjuhën serbe, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKujtojmë se kohë më parë, edhe Senati Amerikan kishte ratifikuar një protokoll me shumicë të gjerë nga të dy partitë – 97 pro, ndërsa vetëm dy ishin kundër, Rand Paul dhe Mike Lee.
Pasi Trump e vuri nënshkrimin në protokollin e nënshkruar për zgjerimin e aleancës, procedura e verifikimit pritet të finalizohet në Holandë dhe Spanjë.
Zyrtarë të Malit të Zi presin që vendi të bëhet anëtar i plotë i NATO-s gjatë samitit në Bruksel në maj.