Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar dokumentin për pranim të Malit të Zi në NATO, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.
Sot u raportuar për nënshkrimin e një protokolli për pranim të Malit të Zi në NATO, por ajo nuk ishte konfirmuar deri pasditen e së martës.
Muajin e shkuar, Senati shprehi përkrahje për zgjerim të NATO-s duke i lejuar Malit të Zi t’i bashkohet aleancës.
Kjo ishte bërë me qëllim që t’i dërgohet një mesazh i SHBA-së kundër përpjekjeve të Rusisë për rritje të ndikimit në Evropë, raporton Reuters, transmeton Koha.net.
Artikuj të ngjashëm
-
Trumpi nënshkruan protokollin për pranimin e Malit të Zi në NATO
-
Mali i Zi bëhet zyrtarisht anëtari i 29-të në NATO
-
Ratifikohet anëtarësimi i Malit të Zi në NATO
-
Përfundon procesi i ratifikimit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO
-
Mali i Zi bëhet gati për ratifikimin e protokollit për hyrje në NATO