Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka arritur në Japoni në një vizitë zyrtare, e cila me gjasë do të shfaqë lidhjet e forta ndërmjet Uashingtonit dhe Tokios, pavarësisht tensioneve në fushën e tregtisë.
Trump, në këtë vizitë shtetërore, shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Zonja e Parë, Melanie Trump.
Kryeministri japonez, Shinzo Abe do të organizojë një banket perandorak për Trumpin.
Vizita e Trumpit në Japoni është pjesë e përpjekjeve të kryeministrit Abe, që sipas analistëve, e kanë kursyer Japoninë nga veprimet hakmarrëse nga Trumpi.
Presidenti amerikan ka refuzuar kërcënimin për të vendosur tarifa mbi importet e pajisjeve automobilistike japoneze, përcjell rel.
Ndërkaq, tarifat e SHBA-së ndaj importeve të aluminit dhe çelikut japonez, vazhdojnë të jenë në fuqi.
Edhe
Trumpi mbërrin në Japoni në kuadër të turneut të tij në Azi
Trump po ashtu gjatë kësaj vizite do të bëhet lideri i parë i huaj, i cili do të takohet me perandorin e ri japonez, Naruhito, që prej se ai trashëgoi fronin një muaj më parë.
Në herët gjatë kësaj jave, Trump foli për vizitën në Japoni.
“Kryeministri Abe më tha, shumë specifikisht ‘Ju jeni mysafir i nderit’. Ka vetëm një mysafir nderi.... unë jam mysafiri i tyre i nderit në ngjarjen më të madhe që ata kanë mbajtur për më shumë se 200 vjet”, tha më 23 maj, presidenti Trump.