Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump, lideri i parë botëror që takon perandorin e ri japonez

Presidenti amerikan, Donald Trump, është bërë të hënën lideri i parë botëror që është takuar me perandorin e ri të Japonisë, Naruhito. Trumpi, i cili aktualisht ndodhet në një vizitë shtetërore katërditore në Japoni, është pritur nga Perandori dhe Perandoresha Masako, në Pallatin Perandorak në Tokio, ka raportuar “BBC”, transmeton “Koha Ditore”.

Presidenti amerikan ka thënë se takimi me Perandorin është “një nder i madh”.

Perandori Naruhito e mori fronin në fillim të muajit maj, pasi babai i tij Akihito abdikoi, në rastin e parë të tillë në histori të perandorisë shumëshekullore të Japonisë. “Ka më shumë se 200 vjet që diçka e tillë ka ndodhur”, ka thënë Trumpi për abdikimin e perandorit japonez. “Prandaj, jam i nderuar që do të jem përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë takim të rëndësishëm”.

Trump dhe zonja e parë amerikane, Melania Trump, janë pritur në Pallatin Mbretëror me nderimet e gardës perandorake japoneze dhe nga një turmë e qytetarëve që valëvisnin flamujt amerikanë dhe japonezë. Presidenti i SHBA-së ka thënë të jetë përkulur para perandorit dhe perandoreshës para se të hynte në Pallat.