Botë

Trumpi ndalon udhëtimin në SHBA për qytetarët e 12 shteteve

Donald Trump

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar të mërkurën një ndalim udhëtimi në SHBA për qytetarët e 12 vendeve, në një përpjekje për të "mbrojtur amerikanët nga aktorët e huaj të rrezikshëm".

Shtetet, qytetarëve të të cilave u është ndaluar udhëtimi janë: Afganistani, Birmania, Chadi, Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni. 

Janë edhe shtatë vende të tjera, shtetasit e të cilave përballen me kufizime të pjesshme udhëtimi: Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela, raporton BBC.

Ka disa përjashtime, duke përfshirë atletët që udhëtojnë për ngjarje të mëdha sportive, disa shtetas afganë dhe shtetas me shtetësi të dyfishtë  në vendet e paprekura.

Vendimi i bën jehonë një urdhri nga mandati i parë i Trumpit në vitin 2017, kur ai njoftoi një ndalim udhëtimi nga shtatë vende me shumicë myslimane për të hyrë në SHBA.

Ndalimi i udhëtimit, i cili hyn në fuqi më 9 qershor, përmbush një premtim që Trumpi kishte bërë gjatë fushatës së tij zgjedhore të vitit 2024 dhe ka të ngjarë të nxitë sfida të shpejta ligjore.

Trumpi për ndalesën ndaj 12 vendeve: Nuk i duam ata

1 d. më parë / 5 qer 2025 11:42
Donald Trump

Photo: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se sulmi i fundit në Boulder të Kolorados, ku 12 persona u plagosën kur një burrë sulmoi një grup të mbledhur në mbështetje të pengjeve izraelite, thekson rreziqet ekstreme që i kanosen SHBA-së nga hyrja e shtetasve të huaj pa u verifikuar siç duhet, si dhe të atyre që vijnë si vizitorë të përkohshëm dhe qëndrojnë më gjatë se vizat e tyre.

"Ne nuk i duam ata”, ka thënë Trump, duke shtuar se ai beson se SHBA-ja nuk mund të ketë "migrim të hapur ndaj asnjë vendi ku nuk mund të verifikojë dhe kontrollojë në mënyrë të sigurt dhe të besueshme ata që kërkojnë të hyjnë".

“Forca e këtyre kufizimeve të reja të aplikuara varet nga ashpërsia e kërcënimit të paraqitur”, ka vazhduar Trump.

Ai ka shtuar se lista e vendeve nën ndalim është "subjekt i rishikimit" nëse bëhen përmirësime.