Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump zyrtarisht është me mbipeshë, ka njoftuar mjeku i tij.
Ronny Jackson, mjek i Shtëpisë së Bardhë, i cili u përkujdes edhe për Barack Obaman, ka deklaruar se Trump ka shëndet të mirë, po e ka këshilluar që të përmirësojë dietën dhe të ketë më shumë ushtrime fizike.
“Ai ka shumë energji dhe staminë”, ka thënë Jackson për presidentin 71-vjeçar, transmeton Koha.net.
Presidenti Trump peshon 108 kilogramë dhe në bazë të standardeve të industrisë ai mund të konsiderohet si person me mbipeshë.
Ai është testuar edhe për Alzheimer dhe për probleme kognitive, por mjeku ka thënë se gjatë testeve nuk ka shfaqur shenja të këtyre problemeve shëndetësore.
“Ishte i kthjellët. Ishte i artikuluar kur foli me mua”, ka thënë veç të tjerash Jackson.
-
Trumpi gëzon shëndet të mirë ani pse ka 110 kg
-
Mosha dhe mbipesha e Donald Trumpit mund t’i shkaktojnë komplikime, thonë mjekët
-
Trumpi ofron detaje të reja mbi kontrollin mjekësor që ka kryer
-
Të huajve mund t’u refuzohet viza amerikane nëse janë obezë
-
Trump diagnostikohet me probleme të lehta në venat e këmbëve