Mjekët kanë paralajmëruar se presidenti amerikan, Donald Trump, ka disa faktorë që mund t’ia komplikojnë situatën shëndetësore pas rezultimit pozitiv me COVID-19, përfshirë këtu moshën dhe mbipeshën.
74 vjeçari të premten ka konfirmuar në TWitter se ai dhe gruaja e tij, Melania Trump, që të dy janë prekur nga koronavirusi.
Një studim i publikuar në mars në revistën mjekësore, The Lancet, ka gjetur se derisa mesatarja e vdekjeve të personave me COVID-19 ishte 1.4 për qind, kjo është rritur në 8.6 për qind për personat që janë në vitet e tyre të 70-ta, transmeton KOHA.
Ky studim është bazuar në të dhënat nga Kina, shkruan The Guardian.
Dr. Barry Dixon, një mjek i kujdesit intensiv në spitalin e St Vincentit në Melbourne, thotë se rreziku për Trumpin mund të rritet në rast se ai zhvillon pneumoninë, që lidhet me një shkallë të lartë të vdekshmërisë nga COVID-19.
“Ai është në një më të madh që të vdes nëse e zhvillon pneumoninë. Ekzistojnë faktorë të tjerë të rrezikut dhe bashkësëmundjes, si duhanpirja e fortë, diabeti apo keni sëmundje të zemrës. Faktorët kyç që ne i dimë që e rrezikojnë Trumpin janë mosha e tij dhe fakti se ai është në mbipeshë, këto do të ishin faktorë të rrezikut të lartë”, ka thënë Dixon.
-
Ndonëse pozitiv me Covid, Trump sot do t’i drejtohet kombit
-
Donald Trump rezulton pozitiv në testin për COVID-19
-
Trump diagnostikohet me probleme të lehta në venat e këmbëve
-
Mbipesha, faktor që ndikon në rritjen e rrezikut nga vdekja prej COVID-19
-
Trumpit i ishte përkeqësuar gjendja me koronavirus, ishte menduar të futej në ventilator për frymëmarrje