Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, konfirmoi se do të mbajë takimin e dytë me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong Un.
Derisa ka lavdëruar veten për shmangien e një lufte të madhe në Gadishullin Korean, Trumpi ka paralajmëruar se takimi do të mbahet në Vietnam më 27 ose 28 shkurt, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fjalimin e tij të përvitshëm para Kongresit, Trumpi ka thënë se ka mbetur edhe shumë punë për t’u bërë për të arritur paqen me Korenë Veriore, por ka përmendur ndalimin e testeve nukleare si shenjë të progresit.
Dy liderët për herë të parë u takuan më 12 qershor në Singapor në samitin e parë mes presidentit amerikan dhe diktatorit korean.