Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi kërcënon Kinën me tarifa të reja tregtare

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka akuzuar të enjten Kinën për shkelje të marrëveshjes së arritur gjatë bisedimeve tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka premtuar të zbatojë tarifa shtesë ndaj mallrave kineze po që se nuk arrihet një ujdi e re gjatë bisedime të ardhshme.

Duke folur gjatë një tubimi në Florida, Trump ka thënë: “Meqë ra fjala, i shihni tarifat që po i zbatojmë?... Kjo është për shkak se ata e shkelën marrëveshjen. E shkelën ujdinë. Nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë, andaj do ta paguajnë”. “Nëse nuk arrijmë marrëveshje, atëherë s’ka gjë nëse e ngremë tarifën në mbi 100 miliardë dollarë në vit – 100 miliardë, këtë kurrë më parë nuk e kemi bërë”, ka raportuar “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.

Pekini zyrtar ka njoftuar se do të ndihet i shtrënguar që të zbatojë “kundërmasa të nevojshme”, në rast se të premten hyn në fuqi ngritja e re e tarifave. Autoritete kineze megjithatë nuk specifikuan se për çfarë kundërmasash bëhet fjalë. “Kina ndjen keqardhje të thellë por nëse masat tarifore të SHBA-së zbatohen, atëherë do të ndërmarrim kundërmasat e nevojshme”, ka njoftuar ministria kineze e Tregtisë.

Përplasja e minutës së fundit ka ndodhur pasi Washingtoni e publikoi një listë të produkteve të importuara që do të përballen, qysh nga e premtja, me norma të reja tarifore, dukshëm më të larta.