Presidenti amerikan Donald Trump është incizuar duke i thënë zyrtarit të lartë të zgjedhjeve të Georgias që të "gjejë" vota të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.
"Unë thjesht dua të gjej 11,780 vota", i tha Trump sekretarit republikan të shtetit Brad Raffensperger në një incizim të lëshuar nga Washington Post.
Raffensperger dëgjohet duke u përgjigjur se rezultatet e Gjeorgjisë ishin të sakta.
Joe Biden fitoi Georgian së bashku me shtetet e tjera, duke fituar 306 vota të kolegjit elektoral kundrejt 232 të Trumpit.
Që nga votimi i 3 nëntorit, Trump ka pohuar se ka pasur mashtrim zgjedhor pa dhënë asnjë provë.
Edhe
Trumpi i bën presion zyrtarit të Georgias që “të gjejë” vota për të përmbysur rezultatin
50 shtete kanë vërtetuar rezultatin e zgjedhjeve, disa pas rinumërimeve dhe ankesave ligjore. Deri më tani, gjykatat e SHBA-së kanë hedhur poshtë 60 ankesa për fitoren e Bidenit.
Kongresi pritet të miratojë zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve në 6 janar. Joe Biden pritet të inaugurohet si president në 20 Janar.
Sipas Washington Post, në këtë bisedë, Trump i bën presion Sekretarit të Shtetit të Xhorxhias. Presidenti në këtë incizim, dëgjohet teksa insiston se ai ka fituar zgjedhjet në Xhorxhia dhe i thotë Raffenspergerit që “nuk ka asgjë të keqe që të thoni se i keni rinumëruar”.
Raffensperger përgjigjet duke thënë se “problemi që ju keni zoti president është se të dhënat që ju keni janë të gabuara”.
Më vonë gjatë kësaj bisede, Trump tha se ka thashetheme se fletëvotimet janë grisur dhe se makinat e votimit janë larguar nga Fulton – një akuzë që avokati i Raffensperger tha se është e paqëndrueshme.
Edhe
Trumpi bëri presion për moscertifikim të zgjedhjeve në Michigan
Presidenti më pas e kërcënoi këtë zyrtar zgjedhor me pasoja të mundshme ligjore.
“Ti e di se çfarë ka ndodhur dhe nuk e ke raportuar. Kjo është vepër kriminale. Nuk mund ta lejosh që kjo të ndodh. Është një rrezik i madh për ty dhe Ryan, avokatin tënd”, u shpreh Trump.
Më pas Trump kërkoi 11,780 vota – të cilat do t’i mundësonin atij të kishte 2,473,634 vota apo një votë më shumë se sa Biden ka fituar në këtë shtet.
Trump në këtë incizim dëgjohet teksa i thotë Raffenspergerit që të ri-ekzaminojë rezultatin zgjedhor. Por, Raffensperger tha se “ne besojnë se numrat tanë janë të saktë”.
Edhe
Trumpi mund të hetohet shkaku i kërkesës për vota në Georgia
Të dielën, presidenti Trump shkroi në Twitter se ka biseduar me Raffenspergerin për mashtrimet e prentenduara zgjedhore në Xhorxhia.
"Ai nuk e ka idenë" për parregullsitë zgjedhore tha Trump, por Raffensperger iu përgjigj se "me gjithë respektin president Trump: Ajo që po thoni ju nuk është e vërtetë".