Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gardiani zgjedhor i Georgias, Raffensperger, po përballet me presion, ndërsa Trumpi po e konteston humbjen

Georgia, 4 janar (Reuters) – Sekretari republikan i shtetit të Georgias, Brad Raffensperger, ka çimentuar statusin e tij si një hero i pazakontë i demokratëve në SHBA, pas një përplasjeje të re ku refuzoi pretendimet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se humbja e tij në zgjedhje ishte rezultat i një mashtrimi të madh.

Trumpi ktheu 65-vjeçarin në qendër të vëmendjes kur e telefonoi atë të shtunën duke i kërkuar “të gjejë” mjaftueshëm vota për të përmbysur fitoren e presidentit të zgjedhur, demokratit Joe Biden në këtë shtet, sipas një audioincizimi të publikuar nga “Washington Post” të dielën. “Washington Post” postoi bisedën e Trumpit me Raffenspergerin, që thuhet se zgjati afro një orë.

Si zyrtari më i lartë zgjedhor në Georgia, Raffensperger mbikëqyri disa rinumërime të votave të 3 nëntorit, dhe secilën herë rezultati ishte i njëjtë – se shteti jugor i SHBA-së ka favorizuar ngushtë kandidatin demokrat për president.

Ai ka premtuar të luftojë çdo mashtrim të ardhshëm të mundshëm elektoral.

Ai madje ishte quajtur nga presidenti Trump si “armik i popullit”, pasi e kundërshtoi atë. E bëri këtë sërish gjatë telefonatës së të shtunës, duke i thënë Trumpit se votat kanë treguar që Biden është fitues legjitim.

Edhe Trumpi mund të hetohet shkaku i kërkesës për vota në Georgia Botë Trumpi mund të hetohet shkaku i kërkesës për vota në Georgia

“Z. president, sfida që ke është se të dhënat që ke janë të gabuara”, dëgjohet Raffensperger duke i thënë Trumpit gjatë bisedës.

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të komentojë për këtë çështje.

Por Raffensperger dhe kolegët e tij me javë kanë paralajmëruar se retorika e Trumpit i kanë vendosur ata dhe kolegët e tyre në rrezik.

“Ndaloni së frymëzuari njerëzit që të kryejnë akte potencialisht të dhunshme. Dikush do të lëndohet, dikush mund të qëllohet, dikush mund të vritet”, tha Gabriel Sterling, menaxher i sistemit të votimit të shtetit të Georgias, në një konferencë për media më 1 dhjetor.

Duke shtuar se bashkëshortja e Raffenspergerit është duke marrë kërcënime, ai tha, “e gjitha ka shkuar tepër larg. Duhet ndaluar”.

Edhe Trumpi i bën presion zyrtarit të Georgias që “të gjejë” vota për të përmbysur rezultatin Botë Trumpi i bën presion zyrtarit të Georgias që “të gjejë” vota për të përmbysur rezultatin

Nuk është e qartë nëse shteti ka marrë masa për t’i ofruar siguri Raffenspergerit pas kërcënimeve. Zyra e tij dhe ajo e guvernatorit Brian Kemp ka refuzuar të komentojë.

Pas viteve në inxhinieri civile dhe si biznesmen i suksesshëm, Raffensperger shërbeu dy vjet si këshilltar i qytetit dhe katër vjet në Shtëpinë e Përfaqësuesve në Georgia, para se të trashëgonte Kempin në vitin 2018 si zyrtari më i lartë zgjedhor në Georgia.

Raffensperger ishte një përkrahës i hershëm i Trumpit në vitin 2016, dhe presidenti ia ktheu favorin e propozuar për sekretar të shtetit të Georgias. Mirëpo çfarëdo marrëdhënie e mirë që ishte mes të dyve është zhdukur.

Raffensperger është kritikuar nga republikanët në Georgia se nuk po e përkrah Trumpin.

Edhe Trumpi i thotë zyrtarit të zgjedhjeve në Georgia që 'të gjejë' vota për të përmbysur fitoren e Bidenit Botë Trumpi i thotë zyrtarit të zgjedhjeve në Georgia që 'të gjejë' vota për të përmbysur fitoren e Bidenit

Ronald Ham, kreu i partisë Republikane në Brantley County, ka thënë se Raffensperger duhet të marrë pretendimet e Trumpit për mashtrim me vota më seriozisht.

“Unë kam qenë pak tepër kritik ndaj Bradit, por ku ka tym do të doja të kontrolloja. Ai është njeri i mirë, por nuk do t’u mbijetojë rizgjedhjeve nëse shkon aq larg”, tha Ham.