Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një postim në rrjetet sociale ka thënë se do të takohet me këshilltarë në sallën e krizave të Shtëpisë së Bardhë të premten për të marrë një vendim përfundimtar mbi marrëveshjen me Iranin.
Marrëveshja e mundshme, sipas Trumpit, duhet të përfshijë zotimin e Iranit që të mos zhvillojë asnjëherë armë bërthamore, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, heqjen e çdo mine detare, heqjen e bllokadës amerikane ndaj Iranit dhe shkatërrimin nga SHBA-ja të uraniumit të Iranit.
"Nuk do të shkëmbehen para, deri në njoftim të mëtejshëm. Janë rënë dakord për çështje të tjera, me shumë më pak rëndësi. Do të takohem tani, në sallën e krizave, për të marrë një vendim përfundimtar”, postoi Trump në Truth Social.
-
Trump: Bisedimet me Iranin do të vazhdojnë, por armëpushimi ka marrë fund
-
Trump: Irani s’do të ketë më kurrë armë bërthamore
-
Trump: Marrëveshja SHBA-Iran pritet të nënshkruhet të dielën
-
Trumpi pret nënshkrimin e marrëveshjes të dielën, Irani më i rezervuar
-
Trump: Shumë shpejt pritet nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin