Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka nisur zyrtarisht fushatën e tij për zgjedhjet e presidenciale të vitit 2020, duke thënë se demokratët po kërkojnë të “shkatërrojnë vendin”.
Trump, gjithashtu tha në një tubim në Orlando, Florida, se nën udhëheqjen e tij do të zhdukej sëmundja e AIDS-it dhe do të zbulohej një kurë për "shumë sëmundje, duke përfshirë edhe kancerin".
Florida është shpesh një vend i rëndësishëm në zgjedhjet presidenciale të SHBA.
Aty, Trump fitoi në vitin 2016, por disa sondazhe tregojnë se ai nuk po qëndron mirë në krahasim me kandidatët potencialë demokratë për votimin e vitit 2020.
Trump është favorit që të jetë kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Në anën tjetër, më shumë se 20 kandidatë demokratë kanë shpallur synimet për të kërkuar nominimin, derisa sondazhet po i udhëheq, ish-nënpresidentin Joe Biden./Rel
-
Trumpi thotë se do t'i ndalojë luftërat në botë
-
Donald Trump konfirmon se do të kandidojë për president të SHBA-së
-
Trumpi e Bideni apelojnë te votuesit në Florida që të dalin në votime
-
Trumpi e nis ditën e ngarkuar me fushatë në Michigan
-
Trumpi thotë se është i gatshëm t’i shpenzojë paratë e veta për fushatën presidenciale