Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka nisur ditën e ngakuar duke bërë fushatë në shtetin e Michiganit.
Shumica e sondazheve tregojnë se Demokrati, Joe Biden, është duke udhëhequr në këtë shtet, të cilin Trump e kishte fituar ngushtë në vitin 2016.
Por, Trump i ka thënë mijërave adhuruesve të mbledhur në tubimin se do të fitojë Michiganin, shkruan BBC.
“Shtatë ditë nga sot do ta fitojmë këtë shtet të madh të Michiganit. Një votë për Republikanët është votë për ëndrrën amerikane”, ka thënë Trump.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen më 3 nëntor.