Donald Trump planifikon të bëjë deri në 100 falje apo zbutje të dënimit, në orët e tij të mbetura në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të inagurohet të mërkurën.
Të dielën, është mbajtur një takim në Shtëpinë e Bardhë për të finalizuar listën e faljeve në të cilën, nuk gjendet edhe vet emri i presidentit Donald Trump. Që kur ka humbur zgjedhjet e 3 nëntorit, Trump ka falur së paku 45 persona. Vet Trump është akuzuar nga Dhoma e Përfaqësuesve për nxitje të dhunës në Kongres më 6 janar.
Sipas CNN-it, në listën që do të bëhet publike të martën do të gjenden edhe disa prej aleatëve më kontravers të Trumpit. Mbetet e paqartë nëse presidenti do ta falë ish-këshilltarin e tij Steve Bannon, me të cilin ka rregulluar marrëdhënien që pas zgjedhjeve.
Në listë të faljes pritet të jetë edhe mjeku i famshëm i syve nga Florida, Salomon Melegen, që është në burg pasi është dënuar për mashtrim me sistem të kujdesit shëndetësor.
-
Bideni fal 39 të burgosur dhe zvogëlon 1,500 dënime
-
Trump fal Steve Bannonin dhe dhjetëra persona tjerë
-
Trumpi nis realizimin e premtimeve, dhjetëra vendime në ditën e parë të presidencës
-
Bideni fal anëtarët e familjes në minutat e fundit si president
-
Bideni ua zbut dënimet 2,500 të burgosurve për drogë