Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi anulon takimin me Kim Jong-Unin

Presidenti amerikan Donald Trump përmes një letre dërguar liderit verikorean, ia ka bërë me dije se ka anuluar takimin me të.

Trumpi në këtë letër i ka thënë liderit verikorean se është “e pahijshme” të mbahet samiti historik mes dy vendeve.

“Mezi prisja takimin me ty. Fatkeqësisht, bazuar në nervozizmin dhe armiqësinë e shprehur në deklaratat e fundit, e ndjej se është e pahijshme, që në këtë kohë, të mbahet takimi i planifikuar”, thuhej në letrën e Trumpit.

“Për këtë shkak, kjo letër shërben si njoftim që samiti i Singaporit, për të mirën e të dy palëve, nuk do të mbahet”.

Artikuj të ngjashëm