Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara mund të kenë nevojë të sulmojnë Malin Pickaxe, një objekt nëntokësor i lidhur me programin bërthamor të Iranit, në kuadër të përpjekjeve për të parandaluar Teheranin që të sigurojë armë bërthamore.
Në një intervistë me Newsmax të enjten në mbrëmje, Trump gjithashtu ka thënë se nuk do të përdorte një armë bërthamore në luftën kundër Iranit, e cila filloi në shkurt me sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Trump ka theksuar se SHBA-ja do të sigurohet që Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore sepse nëse do ta ketë, sipas tij, do ta përdorë.
“Arsenali i tyre bërthamor është varrosur nën miliona ton mal. Tani po shohim Malin Pickaxe. Mund të na duhet të shkojmë atje.
Do ta provojmë atë. Do ta shkatërrojmë shpejt", i ka thënë tha Trump agjencisë së lajmeve.
Mali Pickaxe është një strukturë e fortifikuar e varrosur thellë nën tokë pranë njërit prej vendeve kryesore bërthamore të Teheranit. Trump përsëriti se nuk po shqyrtonte përdorimin e trupave tokësore amerikane në Iran.