Presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar Pakistanin se nuk ka bërë asgjë për Shtetet e Bashkuara dhe ka mbrojtur vendimin e administratës së tij për të pezulluar miliona dollarë që i janë dhënë Islamabadit si ndihmë ushtarake.
Trump ka tërhequr pothuajse 800 milionë dollarë në ndihma ushtarake ndaj Pakistanit, duke thënë se ky shtet nuk ka bërë mjaftueshëm në eliminimin e zonave të sigurta për talibanët afganë dhe për rrjetin Haqqani brenda kufijve të tij.
Në një intervistë për Fox News, të transmetuar më 18 nëntor, ai ka akuzuar Pakistanin për ofrim të ndihmës në fshehjen e themeluesit të Al-Kaidës, Osama bin Laden, i cili është vrarë më 2011, gjatë një bastisjeje të forcave speciale amerikane në Pakistan.
Bin Laden është gjetur në një distancë të shkurtër me një nga akademitë më të mirënjohura ushtarake në Pakistan.
Lajmin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë
-
Trump akuzon Pakistanin për “gënjeshtra dhe mashtrim”
-
Trumpi premton ta zgjidhë shumë shpejt krizën Afganistan-Pakistan
-
Qeveria e Pakistanit synon ta nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
-
Fotografi të papara më parë zbulojnë tensionin në Shtëpinë e Bardhë në kohën e vrasjes së Bin Ladenit
- Afganistani ishte gjithmonë rreth politikës amerikane