Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot se nuk synon, deri në këtë stad, që të ndërmarrë sanksione kundër Turqisë pas vendimit të Ankarasë për të blerë sistemet ruse të mbrojtjes antiajrore, S0400.
“Për momentin nuk jemi duke e shqyrtuar këtë”, deklaroi Trump që prej Zyrës Ovale.
Megjithatë i pyetur disa minuta më herët mbi faktin nëse një hipotezë e tillë ishte e përjashtuar, ai u tregua më pak kategorik.
“Ne po e analizojmë këtë mundësi”, u përgjigj ai.
“Ky është një vendim shumë i vështirë për shumë arsye”, shtoi ai, duke kritikuar sërish mënyrën se si kjo çështje është trajtuar nga paraardhësi i tij Barack Obama./ATSH/
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja sanksionon Turqinë sherri i blerjes së sistemit rus të mbrojtjes
-
SHBA-ja nuk i shet më avionë ushtarakë Turqisë
-
Erdogan thotë se do të hakmerrej ndaj sanksioneve nga SHBA-ja
-
700 milionë dollarë, aeroplanët luftarakë turq pritet të forcohen me motorë amerikanë
-
Trumpi i bën thirrje Erdoganit të ndalojë blerjen e naftës ruse