Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja nuk i shet më avionë ushtarakë Turqisë

Dhe pse presidenti amerikan Donald Trump këmbëngul se ka një marrëdhënie shumë të mirë me homologun turk Erdoan, Shtëpia e Bardhë konfirmoi me anë të një deklarate për media se SHBA nuk do t'i shesë më avionë ushtarakë Turqisë.

Kjo pasi Ankara bleu sisteme mbrojtëse anti raketë nga Rusia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar se Turqia nuk do të marrë pjesë në programin e avionëve luftarakë amerikanë F-35 NATO, sepse Ankara ka blerë sistemin e mbrojtjes ajrore ruse S-400.

Shtëpia e Bardhë zyrtarizoi faktin se vendimi i Turqisë për të blerë sistemet e raketave nga Rusia, bën të pamundur vijimin e një përfshirjeje në programin e abionëve F-35.

Sipas deklaratës së Shtëpisë së Bardhë këta avionë amerikanë nuk mund të bashkë-ekzistojnë me një platformë ruse për mbledhjen e informacioneve të shërbimit të inteligjencës, që do të përdoret për të mësuar aftësitë e tyre të avancuara.

Por pavarësisht kësaj, Uashingtoni do të vazhdojë bashkëpunimin e gjerë me Turqinë, duke marrë parasysh kufizimet që vijnë si pasojë e pranisë së sistemit S-400. Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi disa ditë më parë se ka marrëdhënie të mira me homologun e tij Erdoan.

Ai shtoi se Ankara u detyrua të blejë sisteme raketash nga Rusia pasi administrate Obama kishte refuzuar t’i shiste patriotët.

Por gjithsesi vendimi për të mos i shitur Turqisë avionë ushtarakë tashmë është fakt./ABC News