Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Amerika “është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në Evropën qendrore”.
Duke folur në Varshavë, në një konferencë të përbashkët për mediat me homologun polak, Andrzej Duda, Trump tha se SHBA po punon me Poloninë për t’iu përgjigur “veprimeve të Rusisë dhe sjelljes së saj destabilizuese”.
“Aleanca jonë e fuqishme me NATO-n dhe Poloninë mbetet kyçe për të penguar konfliktet dhe për të sigurar se lufta midis fuqive të mëdha nuk do ta shkatërrojë më kurrë Evropën”, tha Trump.
Në Varshavë, Trump do të takojë liderët e Evropës qendrore dhe lindore, ndërsa do të mbajë edhe një fjalim nga sheshi Krasinksi.
Më vonë, Trump do të udhëtojë drejt Hamburgut, ku do të marrë pjesë në Samitin e G20-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara.
Në margjina të këtij samiti, Trump do të takojë edhe presidentin rus, Vladimir Putin.
-
Trump niset drejt Evropës
-
Trumpi ngjall optimizëm mes liderëve të G7-s për fundin e luftës në Ukrainë
-
Trumpi këmbëngul të vazhdojë “100%” me planin për tarifa lidhur me Grenlandën
-
Trump: Është Zelensky, jo Putini, ai që po e pengon paqen në Ukrainë
-
Trumpi përsërit se është i zhgënjyer me Putinin, planifikon ndihmë për ukrainasit