Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është nisur drejt Evropës.
Turneu i tij do të përfshijë ndalesën në Varshavë, ku do të takojë liderë të Evropës qendrore dhe lindore.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trump do t’i inkurajojë këta zyrtarë, të cilët brengosen për varësinë e vendeve të tyre nga importet e gazit rus, që të përfitojnë nga gazi natyror i SHBA-së.
Trump, të premten, do të takojë edhe presidentin rus, Vladimir Putin, në margjina të samitit të G20-ës (grupit të vendeve më të industrializuara) në Hamburg.
Takimi i tyre zhvillohet në kohën kur marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit janë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë, për shkak të ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë, përzierjes së saj të dyshuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe çështjeve të tjera.
-
Trump nga Varshava: Amerika mbetet e përkushtuar ndaj Evropës
-
G20-a takon për herë të parë Trumpin me Putinin
-
Trump viziton Poloninë, njërin prej aleatëve më të fortë t ëSHBA-së në Evropë
-
Trump niset në turneun e tij të parë të jashtëm
-
Trumpi do të marrë pjesë në takimin e G7-s në Francë muajin e ardhshëm