Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua se "do t'i shkojë deri në fund" rastit të gazetarit të zhdukur saudit, Jamal Khashoggi.
Trump u tha gazetarëve se ka biseduar me autoritetet saudite "të nivelit më të lartë" për gazetarin.
Khashoggi, banor i SHBA-së dhe kritik i mbretërisë saudite, ka hyrë në ambasadën saudite në Stamboll më 2 tetor dhe që atëherë nuk është parë më.
Autoritetet turke thonë se Khashoggi është vrarë. Arabia Saudite e mohon.
"Nuk mund të lejojmë që kjo t'iu ndodhë gazetarëve dhe askujt", tha Trump.
Edhe
Trump: Do të ketë pasoja “të rënda” për këdo që qëndron pas vrasjes së gazetarit saudit
Shtëpia e Bardhë tha se sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, dhe zyrtarë të tjerë kanë biseduar me princin saudit të kurorës, Mohammed Bin Salman, dhe kanë kërkuar më shumë detaje për situatën.
Edhe Turqia, edhe Arabia Saudite janë aleate të SHBA-së.
-
Trump: Mos të nxitojmë për të fajësuar Arabinë për zhdukjen e gazetarit
-
Arabia Saudite reagon ndaj kërcënimeve pas zhdukjes së gazetarit
-
SHBA-ja bisedon me princin saudit rreth zhdukjes së gazetarit
-
Trumpi kundërshton Inteligjencën amerikane, thotë se Princi saudit s’dinte asgjë për vrasjen e Kashoggit