Presidenti amerikan Donald Trump duket se më në fund është bindur që gazetari i zhdukur, Jamal Khashoggi, ka vdekur.
“Gazetari i zhdukur saudit Jamal Khashoggi duket se ka vdekur”, tha Trump për gazetarët, duke thënë se do të ketë pasoja “të rënda” për këdo që qëndron pas këtij krimi.
Khashoggi u pa për herë të fundit të hyjë në konsullatën saudite në Stamboll të Turqisë në datën 2 tetor, por nuk është parë që të dalë prej andej. Turqia akuzon Arabinë Saudite për vrasjen e gazetarit, ndërkohë që Rijadi e ka mohuar një gjë të tillë.
“Pasojat e mundshme për Arabinë Saudite do të duhet të jenë shumë të rënda. Kjo është një gjë e keqe, por do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli, do të pranoj se ai është i vdekur”, tha Trump.
-
Trump kërkon përgjigje për gazetarin e zhdukur saudit
-
Erdogani kritikon “heshtjen” e SHBA-së për vrasjen e Khashoggit
-
Trumpi pritet t’i japë fund dilemave rreth vrasjes së Khashoggit
-
Arabia Saudite e pranon: Trupi i Khashoggit u copëtua, do të kërkohet dënim me vdekje për të akuzuarit
-
Turqia ka ndarë me vende të tjera një regjistrim të vdekjes së Khashoggit