Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të rrisin arsenalin e tyre bërthamor për t’iu bërë presion Rusisë dhe Kinës.
Duke folur para gazetarëve, ai përsëriti besimin e tij se Rusia e ka shkelur marrëveshjen për armët bërthamore të vitit 1987, që ai ka kërcënuar se do ta braktisë. Rusia vet e mohon këtë.
Marrëveshja e kohës së Luftës së Ftohtë ndalon raketat me rreze të mesme veprimi, gjë që reduktonte kërcënimin e perceptuar sovjetik për vendet europiane.
Rusia ka paralajmëruar se do të përgjigjet me të njëjtën monedhë, nëse Amerika prodhon më shumë armë.
Trump ndërkohë tha se Shtetet e Bashkuara do të rrisin arsenalin e tyre “derisa njerëzit të zbresin me këmbë në tokë”.
“Është një kërcënim për të gjithë. Rusia nuk i është përmbajtur thelbit të marrëveshjes”, tha Trump.
Edhe
Trumpi urdhëron testimin e armëve bërthamore
Ndërkohë, këshilltari për Sigurinë Kombëtare, John Bolton ka zhvilluar bisedime në Moskë, pasi Rusia dënoi planin amerikan për të dalë nga marrëveshja bërthamore. Boltonit iu tha se tërheqja e Amerikës do të ishte një problem serioz.
Sidoqoftë, sekretari i Këshillit të Sigurisë në Rusi, Nikolai Patrushev tha gjithashtu se Kremlini ishte i gatshëm të punonte me Shtetet e Bashkuara për të sheshuar mospajtimet.