Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar të martën se të dyja vendet, si Izraeli ashtu dhe Irani, e kanë shkelur marrëveshjen e dakorduar disa orë më parë të armëpushimit.
Ai ka shprehur pakënaqësi, veçanërisht ndaj Izraelit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke folur për gazetarët para se të nisej për në samitin e NATO-s në Hagë të Holandës, Trumpi ka thënë se Izraeli sulmoi menjëherë pasi pranoi marrëveshjen. Sa i përket Iranit, Trumpi ka thënë se kapacitetet bërthamore të shtetit persik janë shkatërruar tërësisht dhe se ata nuk do të rindërtojnë më kurrë programin bërthamor.
E vetëm disa minuta pasi deklaroi se Izraeli dhe Irani e kanë shkelur marrëveshjen e armëpushimit, presidenti amerikan përmes një shkrimi në rrjetin social “Truth Social”, e ka paralajmëruar Izraelin që të mos lëshojë më bomba në drejtim të Iranit.
“Izrael. Mos i gjuaj ato bomba. Nëse e bën atëherë do të jetë shkelje e madhe. Ktheji pilotët në shtëpi, tani”, ka shkruar Trump.