Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Irani e kishte informuar se ndodhej në një “gjendje kolapsi” dhe po përpiqej të rregullonte situatën e udhëheqjes së tij, ndërsa përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit vazhdojnë të mbeten në ngërç, pasi presidenti amerikan është shprehur i pakënaqur nga planet më të fundit të Teheranit.
Propozimi më i fundit i Iranit për zgjidhjen e luftës dy-mujore kërkon ndër të tjera të lihet mënjanë diskutimi për programin e tij bërthamor ndërkohë që konflikti duhej të përfundonte dhe të zgjidheshin mosmarrëveshjet për transportin detar nga Gjiri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo Trumpi dëshiron që çështjet bërthamore të trajtohen që në fillim, ka thënë një zyrtar amerikan i informuar mbi takimin e Trumpit me këshilltarët e tij të hënën.
“Irani sapo na informoi se është në një ‘Gjendje Kolapsi’. Ata duan që ne të ‘hapim Ngushticën e Hormuzit’ sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa përpiqen të rregullojnë situatën e udhëheqjes së tyre (që besoj se do të arrijnë ta bëjnë!)”, ka shkruar Trumpi të martën në Truth Social.
Trumpi nuk e ka sqaruar në rrjetet sociale se si Irani mund ta kishte komunikuar këtë mesazh.
Ndëkohë, liderët e Gjirit janë takuar personalisht në Arabinë Saudite të martën për herë të parë që kur shtetet e tyre u bënë një front në luftën me Iranin.
Një zyrtar i Gjirit ka thënë se takimi synonte të hartonte një përgjigje ndaj mijëra sulmeve me raketa dhe dronë nga Irani që nga nisja e luftës nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit më 28 shkurt.
Sulmet janë zvogëluar që nga armëpushimi i 8 prillit, megjithëse kryeqytetet e Gjirit mbeten të kujdesshme ndaj rikthimit të mundshëm të sulmeve.
Marrëveshja e mëparshme bërthamore e Iranit me Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera në vitin 2015 kufizoi ndjeshëm programin e tij bërthamor, të cilin ai prej kohësh ka thënë se është për qëllime paqësore dhe civile. Por ajo marrëveshje është rrëzuar kur Trumpi u tërhoq në mënyrë të njëanshme gjatë mandatit të tij të parë.
Shpresat për ringjalljen e përpjekjeve për paqe në një konflikt që ka vrarë mijëra njerëz, ka tronditur tregjet e energjisë dhe ka ndërprerë rrugët globale të tregtisë, janë zbehur pasi Trumpi fundjavën e kaluar anuloi një vizitë të të dërguarit të tij special Steve Witkoff dhe dhëndrit të tij Jared Kushner në Pakistanin ndërmjetës.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, udhëtoi disa herë drejt dhe nga Islamabadi gjatë fundjavës. Ai gjithashtu vizitoi Omanin dhe të hënën shkoi në Rusi, ku u takua me presidentin Vladimir Putin dhe mori fjalë mbështetjeje nga aleati i kahershëm.