Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka quajtur budalla kryebashkiakun demokrat të Kenoshas, duke e akuzuar atë se po i përkrah “anarkistët radikal”.
Duke folur në rrugën e tij për në Kenosha, ai ka thënë se qyteti do të digjej plotësisht nga protestuesit po të mos ishte garda nacionale.
Qyteti në Wisconsin është përballur me ditë dhune pasi afro-amerikani Jacob Blake ishte qëlluar me armë zjarri në shpinë nga policia.
Liderët lokal i kanë kërkuar presidentit Donald Trump të qëndrojë larg.
Por, Trump ka injoruar thirrjet.
“Mendoj se shumë njerëz po shikojnë se çfarë po ju ndodh këtyre qyteteve të drejtuar nga demokratët dhe është neveritëse”, ka thënë Trump para fluturimit me “Air Force One” për në Wisconsin “Ata po e shohin se çfarë po ndodh dhe nuk po mund të besojnë se po ndodh në këtë vend. Unë edhe vet nuk po mund ta besoj”.
Trumpi mbështet Shërbimin Sekret pas sulmit të së shtunës
Ndonëse Trump ka thënë se ka dërguar Gardën Nacionale në Kenosha, ato janë dërguar nga guvernatori i Wisconsinit.
“Unë pash mbrëmë ku këta anarkistë radikalë po tentonin të futeshin në shtëpi të kryebashkiakut dhe shumë gjëra të këqija po i ndodhnin atij budallai të gjorë, një kryebashkiak shumë budalla. Nuk e kam idenë si mund të jetë kryebashkiak. Vetëm një budalla do të ngrinte zërin për këta anarkistë radikalë”, ka thënë Trump.