Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi paralajmëron vendosjen e trupave federale në “shtetet demokrate”

Presidenti amerikan, Donald Trump, është zotuar të dërgojë forca federale në disa qytete amerikane të drejtuara nga demokratët.

Këtë veprim, kritikët e cilësuan si përpjekje për të luajtur në kartën e “rendit dhe ligjit” me qëllim të fuqizimit të fushatës së tij për rizgjedhje.

Kërcënimi i presidentit u bë pas ndërhyrjes së forcave ndaj protestuesve kundër racizmit në Portlland të Oregonit, ku u përfshinë veturat pa simbole dhe forcat e paidentifikuara me veshje kamuflazhi. Duke folur para gazetarëve, Trumpi ka identifikuar New Yorkun, Chicagon, Philadelphian, Detroitin, Baltimoren dhe Oaklandin si vende që kanë nevojë për agjentë federalë. Ai për më tepër i përshkroi guvernatorët e këtyre vendeve si "demokratë liberalë".

Duke e veçuar Chicagon, ku gjatë trazimeve të fundjavës më shumë se 63 u qëlluan me armë zjarri, 12 prej tyre për vdekje, presidenti sërish i adresoi kritika rivalit të tij elektoral, Joe Biden. E ngarkoi atë, pa fakte, se planifikon “t’ia ulë fondet policisë” dhe t’i rrethojë qytetet dhe rrethinat e tyre me kriminelë të dhunshëm.