Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump e Erdogan pritet të takohen në kuadër të samitit G20

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të takohet me homologun e tij amerikan, Donald Trump në kuadër të samitit të G20-ës në fund të qershorit në Japoni, njoftoi drejtori i komunikimit të presidencës së Turqisë.

“Erdogani dhe Trump e morën këtë vendim gjatë një bisede telefonike të zhvilluar sot”, tha në “Twitter”, Fahrettin Altun.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere konfirmoi këtë bisedë dhe tha se dy liderët biseduan për një seri çështjesh dypalëshe, transmeton ATSH.

Samiti G20 pritet të mbahet më 28 dhe 29 qershor në Osaka, Japoni.

Artikuj të ngjashëm