Presidenti i Turqisë kërkon të nisë një faqe të re bashkëpunimi me ShBA-të. Këto fjalë tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pak para se të niste udhëtimin e tij drejt Washingtonit, ku do të takohet me presidentin amerikan Trump më 13 nëntor, trabnsmeton VizionPlus.
Erdogan shkon në Washington me ftesë të presidetit Trump. Vizita e Erdogan në ShBA vjen në një kohë që marrëdhëniet mes dy palëve janë në tension për shkak të situatës në Siri, blerjes së sistemit mbrojtës raketor rus dhe sanksioneve ekonomike të SHBA-ve ndaj Turqisë.
Në agjendën e bisedimeve mes Trump dhe Erdogan do të jetë edhe ekstradimi i Fetullah Gylen, kreut të organizatës turke FETO, të konsideruar nga Erdogan si një organizatë terroriste, përgjegjëse për grushtin e shtetit më 18 korrik të vitit 2016.
E ndërsa Erdogan pritet të mbërrijë në Washington, zyrtarët amerikanë po diskutojnë vendosjen e sanksioneve ndaj Ankarasë për blerjen e sistemit mbrojtës raketor rus s-400.
-
Trumpi thotë se do të shkojë në takimin e NATO-s në Ankara vetëm për Erdoganin
-
Erdogani do të zhvillojë takim dypalësh me Trumpin në Ankara
-
Erdogani kthehet në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi i jep shpresë për avionët luftarakë
-
Erdogani kthen sytë kah Putini pas zhgënjimit me Bidenin
-
Erdogan: Marrëdhëniet Turqi-SHBA po hyjnë në një “epokë të re”