Presidenti amerikan, Donald Trump, sot është detyruar ta anuloj vizitën në zonën e çmilitarizuar, e cila e ndanë Korenë Jugore me atë Veriore, për shkak të motit të keq.
Zoti Trump u largua nga hoteli në Seul të Koresë Jugore sot herët në mëngjes, por helikopteri ushtarak u detyrua të kthehet prapa, pasi në zonën ndërmjet dy Koreve ishte mjegull e dendur.
Presidentët amerikanë, gjatë vizitave në Korenë Jugore në mënyrë të rregullt e vizitojnë zonën e çmilitarizuar, ku ushtarët e të dy palëve qëndrojnë matanë barrierave të betonit.
Artikuj të ngjashëm
-
Trump-Kim, takim simbolik në zonën e çmilitarizuar mes dy Koreve
-
Trumpi do të vizitojë Korenë e Jugut më 29 tetor
-
Trumpi thotë se Kim Jong Un dëshiron të takohet sërish
-
Trumpi fton liderin e Koresë së Veriut të takohen në Zonën e Demilitiarizuar
-
Donald Trump flet për një samit të tretë me Kim Jong Un