Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka kërkuar nga Kongresi që të ekzaminojë nëse administrata Obama ka abuzuar me “kompetencat hetimore” gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, ka thënë sot Shtëpia e Bardhë.
Kjo deklaratë vjen një ditë pasi presidenti Trump e akuzoi ish-presidentin Barack Obama se ia ka përgjuar zyrën e tij në Nju Jork, gjatë fushatës zgjedhore por për këto akuza ai nuk dha asnjë dëshmi konkrete.
Një zëdhënës i Obamës i ka hedhur poshtë këto pretendime duke thënë se ato janë “thjesht të rreme”.
Në deklaratën e 5 marsit, Sekretari për Media, Sean Spicer i është referuar raporteve të paspecifikuara për “hetime potencialisht të motivuara politikisht përpara zgjedhjeve të vitit 2016”, duke i cilësuar si “shumë shqetësuese”.
“Presidenti Donald J.Trump po kërkon që si pjesë të hetimeve të tyre për aktivitetet ruse, komiteti i Kongresit për Inteligjencë, të ushtrojnë autoritetin e tyre mbikëqyrës, për të përcaktuar nëse kompetencat hetimore të ekzekutivit janë abuzuar në vitin 2016”, ka thënë Spicer.
“Shtëpia e Bardhë dhe as presidenti nuk do të komentojnë derisa kjo çështje të shikohet”, ka shtuar ai.
-
Komiteti i Kongresit bën kërkesë për mbledhjen e fakteve kundër Trumpit
-
Trumpi dyshon se FBI-ja është përfshirë në fushatën presidenciale
-
Trump do që të hetohet nëse FBI-ja ka vëzhguar fushatën e tij
-
Shtëpia e Bardhë zbut qëndrimin për pretendimet e Trumpit për përgjim
-
McCain i kërkon prova Trumpit për “përgjimin” nga Obama